E mërkurë, 28 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Helmimi në gjimnazin e Fierit, Shahini tregon masat që do të merren

Pas helmimit të më shumë se 40 nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Ajo ka vizituar nga afër ambientet e gjimnazit, nga ku tha se do të shtohen dy oficerë të tjerë për ruajtjen e sigurisë së nxënësve. Gjithashtu ministrja deklaroi se në godinën e gjimnazit do të vendosen edhe kamera sigurie për të shmangur raste të tilla.

Ky është rasti i dytë me helmim të këtij lloji, që regjistrohet në këtë gjimnaz brenda 10 ditëve të fundit.

“Duket që ka një irritim të organeve të frymëmarrjes. Duket se ka qenë një pajisje që kanë përdorur. Kjo ka shkuar në përmasat e një krimi. Policia dhe prokuroria kanë marrë të gjitha masat. Do e gjejnë edhe personin që e ka hedhur sprajin edhe kësaj radhe si herën e kaluar. Kemi oficerin e sigurisë në shkollë dhe do i shtojmë edhe dy të tjerë., kamerat, do vendosim edhe të tjera. Do i marrim të gjitha masat që të mos ketë kështu problemesh. Masat ndaj nxënësve do i marrë shkolla dhe nëse ka qenë edhe dikush tjetër i përfshirë do merret edhe drejtori i policisë. Nuk e dimë çfarë është përdorur. Kemi marrë masat që herën e parë. Nxënësi që e ka hedhur e ka pranuar. Janë policia dhe prokuroria të përfshirë. Kanë ardhur 60 në spital që janë larguar, tani 16 që po marrin ndihmën mjekësore”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...