Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Helmimi masiv në Deçan/ Meta: Qeveria shqiptare t’u gjendet pranë

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka reaguar pas shpalljes së gjendjes së emergjencës në Deçan, ku janë helmuar rreth 900 persona. Meta ka përcjellë shqetësimin e tij lidhur me situatën e rënduar, dhe ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tij me popullin e Deçanit. Ai apelon ndaj qeverisë shqiptare që të ofrojë ndihmën e nevojshme sipas mundësive.

Statusi

“Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit. Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate. Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë.

Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme.

Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!”, shkruan Meta.

Pas një takimi emergjent, Komuna  e Deçanit ka ndarë 5 mijë euro për qytetarët që dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm. Njoftimin e ka bërë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili sqaroi se ndihma financiare do t’u shpërndahet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët po përballen me helmimin. Ka dyshime se shkak i helmimit mund të jetë uji i ujësjellësit.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, hedh dyshime se ngjarja mund të jetë e qëllimshme, ndërsa thotë se kjo është hera e dytë brenda një muaji që ndodhin helmime.

“Është hera e dytë brenda një muaji që po raportohet e njëjta skenë që na bën të mendojmë se ngjarja mund të jetë e qëllimshme. Prokuroria dhe hetuesit po merren me ngjarjen. Nëse analizat mikrobiologjike e nxjerrin ujin të dëmshëm, për personat përgjegjës do të ndërmerren masa ndëshkuese politike, ligjore e administrative”, tha ai.

Tags: deçanhelmimMeta

TË LIDHURA

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

14:06 | 09/06/2026
Aktualitet

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026
Aktualitet

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Next Post

Koka*na në Portin e Durrësit/ Policia tregon si u zbulua ngarkesa

Speciale/ Futbollisti më i mirë i çdo dekade...

Itali/ Autobusi merr flakë, shoferi shpëton 25 fëmijë mes tymit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

by mirseda
14:06 | 09/06/2026
0

Ndonëse si kundër kryeministri Rama edhe ai është në shënjestër të protestës së qytetarëve që ka hyrë...

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

13:54 | 09/06/2026

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com