Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Helmimi i mendimeve nis nga helmimi i gjuhës”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“S’kemi as të penduar, as falës”, Agim Baçi: Të dënohen krimet e komunizmit

Nga: Agim Baçi

E dëgjon turmën që kërkon dënimin tënd?,- e pyeti Musine Kokalarin në gjyq prokurori Bedri Spahiu, teksa turma bërtiste “në litar, në litar!”

-E dëgjoj!,- tha Musineja- Është e njëjta turmë që do të bërtasë kështu më vonë edhe për ju….. Dhe, si për ironi të fatit, Musineja ishte gjallë kur e njëjta turmë kërkoi më vonë, me të njëjtin patos thirrjesh, dënimin Bedri Spahiut…”

… Ky dialog i Musines, që deklaronte se ndiqte vetëm idealet e Sami Frashërit për bindjet e saj politike dhe për shqiptarizmën, vlen në fakt t’i kujtohet kujtdo që nxjerr si argument se ka mbështetjen e turmës për atë që ka vendosur të thotë apo bëjë në emër të tyre. Në fakt, shumë nga politologët nëpër botë bien dakord se, shumica nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe të vërtetën për atë që thuhet, por nënkupton, më së shumti, interesat e atyre që bashkohen për të besuar atë që u thuhet. Por, shumë nga ata që besojnë se janë bërë bashkë për të legjitimuar një lider, një lëvizje apo një maxhorancë, rrezikojnë që të mbeten sërish vetëm turmë, edhe pse fituesit me votat e tyre vijnë me parullat “në emër të bashkimit” apo “për një politikë që përfaqëson vullnetin tuaj”.

Ky zhgënjim ndaj premtimeve mund të jetë shumë real edhe për shumë nga ata që besuan në këto muajt e fundit se ish-Kryeministri Berisha do të rrëzojë Edi Ramën për dy muaj, se do nxjerrë në shesh gjithë pazaret e Bashës me Ramën dhe se do zhbëjë qeverisjen e korruptuar të Ramës. Dhe, nuk është aspak çudi që zhgënjimi mund të ketë nisur që në momentin kur z. Berisha e hoqi pas zgjedhjeve të 6 marsit nga fjalori i tij sloganin “për dy muaj rrëzoj qeverinë”. Madje, edhe më shumë se sa kaq: ai po iu drejtohet mbështetësve të tij, se nuk duhet të akuzojnë më z. Basha siç kanë bërë muajt e fundit me epitetet “brava”, “pengu i qeverisë”, dhe se duhet të gjejnë gjuhën me ata të cilët i kishin kundërshtarë deri më 6 mars, me partinë të cilin ai u bënte thirrje mbështetësve të tij që të mos e votonin. E ka bërë edhe dikur z. Berisha këtë lloj tërheqjeje nga denoncimet e tij publike, kur pas ardhjes në pushtet, në vitin 2005, zbuti të gjitha akuzat ndaj ish-Kryeministrit Fatos Nano, duke deklaruar se duke akuzuar paraardhësin e tij “kish bërë vetëm politikë”.

Thënë hapur, qeverisja aktuale, është një qeverisje që e ka përdorur më shumë se kushdo turmën, duke deklaruar se “ne jemi populli”, “ne jemi e vërteta”, ndërkohë që Kryeministri Rama është shfaqur më deklaratat se nuk mban përgjegjësi për zyrtarët, deputetët e ministrat që janë nën akuzë për vjedhje. Ai shfaqet sikur në qeverinë e tij çdo zyrtar punon për hesapin e vet, që nuk i jep llogari askujt, ndaj dhe nuk ka pse ai të mbajë përgjegjësi për vjedhjet që po hetohen edhe me firmën e tij si Kryeministër. Në fakt, Rama nuk ka bërë asnjë hap pas as në rastin e ishministrit Tahiri, për të cilin Rama krenohej se ishte fytyra e duhur e mënyrës së qeverisjes. Dhe për këtë sjellje ai ka sigurinë e tij se ka të bëjë “me turmën që e mbështet dhe e duartroket”.

Me shumë gjasa, kjo qeveri e drejtuar nga Edi Rama s’do e kish rimarrë maxhorancën më 25 prill të vitit të shkuar nëse SPAK do kish hetuar në kohë atë që ka nisur sot ta konkretizojë me arrestime, për aferën e inceneratorëve. Por turma e mbështetësve të tij, e cila mund të jetë sot e braktisur nga qeveria për përballjen e krizës së çmimeve të kripura në krahasim me të ardhurat, nuk reagoi kur iu ble vota me paratë e taksave të tyre.

Megjithatë, duket se sot, me kthimin e z. Berisha, edhe përmes një vendimi gjyqësor, për të marrë drejtimin e opozitës, Kryeministri Rama e ka shumë të lehtë të lejojë shpërthim e kontrolluar të të gjitha skandaleve të dyshuara të qeverisjes së tij. Ai e konsideron “të vdekur politikisht Berishën” dhe vijon të krenohet se ka një drejtësi që vepron, edhe pse, më së paku, duhej të ishte duke u kërkuar falje shqiptarëve për faktin se bashkëpunëtorët e tij janë tashmë para drejtësisë dhe se ai i ka mbrojtur veprimet e tyre para shqiptarëve. Por Rama vepron i qetë se ka siguruar “turmën e tij” që beson se është më e madhe se “turma e Berishës”

Ndërkohë, si për ironi, Berisha, që pas 9 shtatorit 2021 i inkurajoi mbështetësit e tij në pellgun e madh të thashethemeve dhe urrejtjes për kundërshtarin brenda partisë, duke sjellë përpara shqiptarëve të njëjtin model komunikimi si të majtët, që përmes urrejtjes kompaksojnë mbështetësit e tyre politikë, në kurriz të demokracisë dhe vlerave. “Helmimi i mendimeve nis nga helmimi i gjuhës”, shprehej filozofi dhe gjuhëtari Noam Çomski. Dhe fatkeqësisht, ky helmim i gjuhës dhe i mendimeve ka ndodhur dhe e gjithë përpjekja e z. Berisha për të futur djajtë në shishen që ka hapur vetë, duket një mision i pamundur. Mjafton të shohësh komentet që vijojnë në rrjetet sociale të atyre që për këto muaj sulmuan nën ritmin e gjuhës së Berishës ish-kreun e PD-së, Bashën, dhe të gjithë ata rreth tij, për të kuptuar se misioni i pajtimit, për të cilin flet Berisha, është më shumë një iluzion sesa një mundësi reale.

Nga ana tjetër, për maxhorancën beteja duket sot më e lehtë se kurrë. Përballë një personi “non grata” nga SHBA, nën akuzën për “korrupsion domethënës dhe për minim të demokracisë”, qeveria do të lehtësohet me shprehjen: Ne gabojmë, por ju udhëhiqeni nga “non grata”!

Tags: Agim BaçiBerisharama

TË LIDHURA

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Next Post
Nga 2 deri në 10 mln lekë gjobë kush abuzon me çmimet

Nga 2 deri në 10 mln lekë gjobë kush abuzon me çmimet

Fillimi i Muajit të Ramazanit, kreu i KMSH uron besimtarët (VIDEO)

Fillimi i Muajit të Ramazanit, kreu i KMSH uron besimtarët (VIDEO)

Banka Botërore rishikon me rënie çmimet e naftës me 2020, një fuçi 58 USD

Nafta ulet me 6 lekë të tjera, benzina shënon rritje







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenti Begaj: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet
Aktualitet

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenti Begaj: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet

by mirseda
09:37 | 15/01/2026
0

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Reçakut. Në një reagim në rrjetet sociale, ai...

Histori horrori nga protestuesit në Iran:E mbajta trupin e pajetë të gruas sime për një orë e gjysmë

Histori horrori nga protestuesit në Iran:E mbajta trupin e pajetë të gruas sime për një orë e gjysmë

09:23 | 15/01/2026
Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

09:10 | 15/01/2026
Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

22:55 | 14/01/2026
Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com