E hënë, 17 Janar, 2022
5.5 C
Tirana

Helikopteri i NATO-s u zhduk nga radarët, gjendet trupi i njërit prej ekuipazhit

Zbardhen më shumë detaje në lidhje me helikopterin ushtarak kanadez që u zhduk nga radarët dy ditë më parë.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau bën me dije se një person nga ekipi i ushtarëve ka vdekur, ndërsa pesë të tjerë nuk janë gjetur akoma.

“Ne shpresojmë të gjejmë të zhdukurit,” tha ai.

Gjenerali Jonathan Vance, zyrtari i lartë ushtarak i Kanadasë, tha që e humbën kontaktin me ekuipazhin të mërkurën në mbrëmje. Ai njoftoi se ishte gjetur trupi i Abbigail Cowbrough, një vendase e Nova Scotia, vetëm 23 vjeçe.

“Unë jam i dëshpëruar. Nuk ka fjalë. Më bëre përgjithmonë krenar. Unë do të të dua gjithmonë, dhe do të më mungosh në çdo moment”, shkruan babai i saj, Shane Cowbrough, në Facebook.

Helikopteri i cili ishte në një operacion stërvitjeje për NATO-N, u rrëzua mbrëmjen e së të mërkurës në det mes Greqisë dhe Italisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...