E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Helikopterë për fikjen e zjarrit, Leli: E keqja janë zjarrvëniet e qëllimshme 

Pas përplasjeve aq shumë të diskutuara me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka qenë krah Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi në Dukat, për të koordinuar punën për shuarjen e flakëve. Ai tha se organet e ligjit po punojnë për këtë, por shqetësim mbetet zjarrvënia e qëllimshme. Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, kërkoi që sa më shpejt të zbardhen rastet e zjarrvënies së qëllimshme, të cilat, sipas tij, kanë shkaktuar edhe situatën e zjarreve në Vlorë, por jo vetëm.

“Emergjencat civile kanë qenë në krye. Si e dëgjuat nga ministri, zjarrëvëniet e qëllimshme kanë kryer situata të rënda. Zjarri në Bisht Poro ka qenë i qëllimshëm. Me koordinimin e punës dhe me kërkesën e ministrit Peleshi, ne jemi zhvendosur në zonën e Bisht Poro, për të bërë fikjen e zjarrit.

Janë organizuar forcat që janë në Bashki, forcat zjarrfikëse kanë qenë në zonën e  Pashalimanit si tha ministri. Në këtë situatë ajo që shkakton të gjithën dhe na bën të përballemi është zjarrvëna e qëllimshme. Aty ky fillon e keqja, organet e ligjit po punojnë për këtë, por na takon të gjithëve të rrisim alarmin për këto zjarrvënie të qëllimshme”.

Shumë vende në Evropë janë përfshirë nga flakët. Komisioni Evropian po mobilizon me shpejtësi mbështetje për të ndihmuar vendet, në kufizimin e përhapjes së zjarreve. Drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt dy helikopterë, për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda. Kjo është ndihma që na vjen nga Bashkimi Europian në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Brukselit.

Lexo edhe :   52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...

Sebastian Kurz tërhiqet nga politika

Akuzat për korrupsion e detyruan Sebastian Kurz-in të jepte dorëheqjen si kancelar austriak. Kreu i ÖVP tani largohet nga të gjitha funksionet e tij...

24 vende të botës me Omicron, OBSH: Rrezik më i lartë i ri-infektimit

Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti i ri i koronavirusit Omicron tani është bërë dominues në Afrikën e Jugut, dhe po nxit një rritje të...