E premte, 26 Shkurt, 2021
9 C
Tirana

Hekuran Billa u nxor në pritë nga e dashura, 26-vjeçarja u përdor si “karrem” nga Viktor Marku

Në ekzekutimin e Hekuran Billës ka marrë pjesë edhe një vajzë 26-vjeçare. Ajo është Adjola Lakra, e cila është arrestuar nga uniformat blu ditën e sotme. Pas hetimeve të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se Lakra ka qenë bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës te Komuna e Parisit. E reja është përdorur nga autorët si karrem.

Ndërsa bëhet me dije se ka qenë e dashura prej 2 vitesh e Hekuran Billës, që po shkonte ta takonte pak para se ta vrisnin.

Adjola Lakra ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Billës. 26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit, dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisit, aty ku po e prisnin vrasësit.

Me arrestimin e Lakrës, shkon në tre numri i personave lidhur me këtë ekzekutim. Të arrestuarit janë Viktor Marku dhe Sebastjan Mali, vëllai dhe nipi i Prel Markut, ky i fundit i vrarë në 2006 nga Hekuran Billa në Angli.

Viktor Marku dhe Sebastjan Mali e kanë ndjekur prej shumë kohësh Billën, ndërsa kanë mësuar se ai shoqërohej me Adjola Lakrën, të cilën kanë filluar ta ndjekin më vonë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen. Një trailer është përplasur me mjetin tip "BMW" dhe...

Vuçiç për Kosovën: Të gjithë duan që ne ta njohim, por do jemi të duruar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se porositë nga Prishtina, Brukseli dhe Uashingtoni tregojnë se ata dëshirojnë vetëm që Serbia ta njohë Kosovën,...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel refuzon të marrë vaksinën e AstraZeneca-s

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar të marrë vaksinën e kompanisë AstraZeneca. Vaksina e AstraZenecës dhe Universitetit të Oksfordit është e sigurtë dhe efektive...

Kryemadhi: Pas 25 prillit i japim fund çdo abuzimi

ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Kashar, me të cilët diskutoi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë...

Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me skuadrën gjermane

Talenti me origjinë shqiptare, Mehmet Ibrahimi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke nënshkruar kontratë profesioniste me klubin e Lajpcigut. Ky fakt është...