Modelja Heidi Lushtaku është parë së fundmi në shoqërinë e aktorit të famshëm amerikan Sylvester Stallone.
Ka qenë vetë ajo e cila ka publikuar një foto në profilin e saj dhe për hir të së vërtetës të gjithë ngelëm të habitur!
Çfarë e lidh vallë Heidin me Stallonen?
“Vera është duke ardhur”, shkruan modelja në foto, pa dhënë asnjë informacion më shumë.
Fotoja e shkrepur në një jaht, nga Heidi, ka në sfond një grup personash, ku në mesin e tyre qëndron Stallone, i njohur ndryshe dhe me emrin Rambo nga personazhi i famshëm që ka luajtur në filmin “First Blood”.
Ylli i filmave amerikanë ka pozuar përpara kamerës i buzëqeshur e duke përshëndetur me dorë.
Kjo foto është prova që diçka po kurdiset dhe me shumë mundësi do të jetë ndonjë projekt i bukur veror që lidh bukuroshen me “Rambon”.