Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Intervista

HEC-i i Holtës/ ‘Njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit’, Malltezi: Nga lejet e Berishës te të Ramës

4 vjet ago
in Intervista, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
HEC-i i Holtës/ ‘Njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit’, Malltezi: Nga lejet e Berishës te të Ramës

Gjatë fundit të muajit prillit të vitit 2018  me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, është miratuar ndërtimi i një hidrocentrali në Gramsh. Por, fillimi i ndërtimit ka ngjallur kundërshtime të forta, pasi vendndodhja është një prej pikave më të vizituar të qytetit, në Kanionet e Holtës. Por, edhe pse ishte vetë mazhoranca, e cila veç një vit më parë e nënshkroi marrëveshjen, pas rezistencës së banorëve dhe aktivistëve, ajo duket se është tërhequr, duke thënë se projekti do të anulohet.

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi në një intervistë për Tirana Today thotë se kjo gjë nuk do të ndodhë për sa kohë nuk ka një shkresë zyrtare. Dhe se kompania është me të drejtë të vazhdojë punimet se urdhri në fuqi është marrëveshja e bërë afro një vit më parë.

“Ky hidrocentral e ka bërë murin në fillim të kanionit, pra një ndikim e ka realizuar tashmë. Me realizimin e kësaj vepre-marrje 100 metra më tutje, mund të krijojë pellgje dhe e bën të paakesuseshëm kanionin nga turistët që e vizitojnë në këmbë.

Ne kemi një dokument me firmë e vulë të kryeministrit, pra kjo është një leje. E firmosur po ashtu edhe nga Damian Gjiknuri dhe drejtoresha e Agjencisë së Planifikimit të Territorit. Tani që ne flasim firma është në të drejtën e saj të vazhdojë me punimet. Por, për fat të keq shumë nga këto ministra janë kukulla të kryeministrit, të cilët firmosin si dele. Ligji ta detyron që çdo kërkesë për leje duhet të jetë publike. Këtu është një qeverisje që njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Dhe nëse dalin njerëzit të protestojnë ata reflektojnë, në të kundërt vazhdojnë në çmendurinë e tyre.”

Me idenë e shndërrimit të ujit në ar, projektet për HEC-e janë kthyer në një kërcënim serioz për shumë zona të mbrojtura në vend. Edhe pse me ligj është e ndaluar ndërtimi në këto vende, përsëri qeveritë kanë miratuar projekte, të cilat jo pak herë kanë parë dyert e gjykatave. Ku ndër më të njohurat për bujën mediatike janë hidrocentralet e planifikuara në Valbonë.

“Nuk di të them qartë se çfarë ndryshon nga Kanioni i Holtës me Valbonën, por një nga gjërat e qarta ishte që në Holtë është prekur zona e mbrojtur. Në Valbonë nuk e di a është prekur zona e mbrojtur. Sipas asaj që më kanë thënë, por unë nuk i kam parë ato kontrata në Valbonë janë rinovime të HEC-eve ekzistuese, por kanë dëmtuar mjedisin sepse kanë tentuar të marrin maksimumin e tyre. Në rast se HEC-et në Valbonë janë në kundërshtim me ligjin, atëherë lë t’i ndërpresin dhe ato. Problem do të jetë nëse ato HEC-e janë brenda zonës së mbrojtur dhe janë të reja. Për këto një qeveri e përgjegjshme duhet të reflektojë dhe t’i ndalojë.”

Pyetjes se nëse këto kontrata janë lidhur në kohën e demokratëve dhe përse i është dhënë leje, Malltezi i përgjigjet se nuk ka informacionet e duhura. Por, sipas tij, edhe nëse lejet janë dhënë gjatë qeverisjes së Berishës, ato “nuk kanë qenë të nënshkruara në beton”. Sipas tij, ka qenë KKT e cila ka bërë miratimin pas 2013-ës.

“Për mua nuk është dhënë leje. Unë kam ndjekur me shqetësim pamje që po punohet, por nuk e di nëse janë brenda apo jashtë zonës së mbrojtur.”

Pjesë nga intervista

Tirana Today- Edhe nëse ato nuk do të ishin në zonë të mbrojtur, ndikojnë në turizëm. A kanë të drejtë ata banorë të cilët ngrihen dhe protestojnë?

Malltezi- Padyshim që ata banorë kanë të drejtë, por a ka institucione ky shtet apo jo, ky shtet a zbaton vendime gjykatash?Unë kam qenë parvjet në Valbonë dhe situata nuk ka qenë problematike.

Tirana Today- A i keni parë z.Malltezi pamjet e fadromave të cilët hedhin beton, turistët të cilët thonë se nuk do ta vizitojnë më atë perlë nëse aty vazhdon të hidhet beton? Dhe kjo nuk është një situatë që nis tani, por që në momentin që janë lidhur kontratat në vitin 2013.

Malltezi- Të gjithë kontratat që lidhen nuk janë të nënshkruara në beton. Dhe ti mund të hedhësh dhe marrëveshje ndërkombëtare në kosh të plehrave, jo më kontrata me investitorë.

Tirana Today- Por, pse ne si qytetarë duhet të paguajmë një vendim të gabuar ndoshta të një qeverie të mëparshme apo të kësaj aktuale?

Malltezi- Për këtë qeveri aktuale ne detyrimisht jemi duke paguar dhe jo pak, por çmendurisht shumë. Të qeverisjes së mëparshme qartazi unë them që nuk ka asnjë vendim që të tregohet se ka qenë vendim i gabuar dhe ti po paguan tani. Deri tani janë vetëm llogje të Edi Ramës.

Tirana Today- Jemi në rastin e Valbonës z.Malltezi, ku ekzistojnë tre leje të firmosura nga z.Genc Ruli dhe Eno Bozdo, përkatësisht në cilësinë e Ministrit dhe Zv.ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Malltezi- T’i shoh kontratat se nuk i kam parë dhe më pas të shoh vendndodhjen. Por, dhe nëse do të ishte dhënë edhe leja mjedisore do të ishte paraprake, dhe bonusi, marrëveshja me Genc Rrulin apo Eno Bozdon janë të gjitha paraprake. Vulën për fillimin e punimeve ta jep KKT-ja. Të gjithë HEC-et në Valbonë për fat të keq janë dhënë me dijeninë time, mbas 2013-ës nga KKT. Në rast se merr atë leje, ajo leje ka fuqi vetëm 3 deri në 5 vjet. Çfarëdolloj gjëje që të ishte dhe në rastin se do të ishin leje të PD-së të para 2013-ës, ato do të ishin skaduar. Kështu që këto janë kakofoni pikërisht për këtë punë. Në rast se qeveria do të bëjë punën, le ta bëjë atë.”/ TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt
Kryesore

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt

15:46 | 22/03/2023
Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual
Blog

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

15:38 | 22/03/2023
Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll
Bota

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

15:33 | 22/03/2023
Next Post
Sinjale largimi/ Bashkëshortes së Marcelos i mungon Ronaldo: Ka lënë një zbrazëti

Sinjale largimi/ Bashkëshortes së Marcelos i mungon Ronaldo: Ka lënë një zbrazëti

Skandali i Unazës/Vasili: Prokuroria bën rolin e budallait, arrestojnë ata që riparojnë tualetin

Petrit Vasili nuk ndalet me akuzat: Edi Rama, ky kancer i krimit

“Masakër” në Artemio Franchi, Fiorentina i shënon 7 gola Romës (Video)

“Masakër” në Artemio Franchi, Fiorentina i shënon 7 gola Romës (Video)

JU REKOMANDJOMË

Berisha ‘non grata’/ Lubonja: Axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan?

Berisha ‘non grata’/ Lubonja: Axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan?

2 vjet ago
Video/Vritet në mes të njerëzve politikani, shikoni momentin e krimit

Video/Vritet në mes të njerëzve politikani, shikoni momentin e krimit

5 vjet ago
QSUT nuk di gjë për vjedhjen e pacientes, prokuroria po heton

QSUT nuk di gjë për vjedhjen e pacientes, prokuroria po heton

2 vjet ago
“Unë e shpëtova nga pl*mbat e 97-ës”, ish-badigardi i Berishës: Turpi do iu ndjek gjithë jetën!

“Unë e shpëtova nga pl*mbat e 97-ës”, ish-badigardi i Berishës: Turpi do iu ndjek gjithë jetën!

4 muaj ago




TË FUNDIT

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt
Kryesore

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt

by mirseda
15:46 | 22/03/2023
0

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se ftesa e Alibeaj për kandidatët e...

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

15:38 | 22/03/2023
Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

15:33 | 22/03/2023
Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

15:31 | 22/03/2023
Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

15:27 | 22/03/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com