Nënkryetari i Lidhja Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë për RTK se jemi në bisedime prej javësh me Partinë Demokratike të Kosovës për zgjedhje të parakohshme, këto bisedime janë me iniciativën e krerëve të PDK-së. LDK, sipas Hazirit do ta respektoj marrëveshjen e bashkëqeverisjes, duke shtuar se pret që PDK- ja të mos e përkrah mocionin e opozitës, dhe nëse e përkrah atë atëherë vendi do të shkoi në zgjedhje të parakohshme.
Haziri e ka quajtur jo ligjore dhe antikushtetuese kërkesën e kryetarit të PDK-së që LDK-ja t’ia dorëzoj 33 nënshkrime, duke thënë se këtë gjë nuk e pranon partia që udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa.