E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Harxhi: PD duhet të hapet! Nishani: Basha po tenton manipulimin e demokratëve

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka vijuar turin e saj, teksa ditën e sotme ka zhviilluar një bashkëbisedim me demokratë në qytetin e Korçës.

E shoqëruar nga ish-presidenti Bujar Nishani, Harxhi përmendi me pika, “asat nën mëngë” të fushatës së saj, duke premtuar decentralizimin e pushtetit në PD.

Edith Harxhi:A flasim ne sot për Komunizimin, një nga anëtarët e Komunizimit më tha se shkova në PD dhe kërkuam që të nënshkruajmë një marrëveshje me PD që kur të vijë në pushtet të bëhej një ligj për dekomunistizimin. Ne ende mbajmë momunemte të diktatorit në këtë vend. Ku janë pronarët e ligjshëm? Ne jemi kthyer në ish-pronarë. Ku jemi me dëmshpërblimin e të përndjekurve? Këto janë shina ideologjike të partisë. Ashtu si edhe shtresa e mesme. Listat e anëtarëve kanë kaluar në qendër të partisë. Sot ka anëtarë aktivë dhe pasivë. Shumë prej themeluesëve nuk gjejnë veten në lista. Listat nuk mund të jenë atibut që të mbyllen me çelës dhe mos t’i jepen askujt. Jemi parti demokratike dhe jo sekt okult.”

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij,  Nishani tha alibia e kryedemokratit Lulzim Basha, për masakër zgjedhore po përdoret për të manipuluar demokratët.

Bujar Nishani:Jam i bindur që ky regjim, apo model qeverisjeje, nuk mund që ta ndryshojmë vetëm përmes kërkesave tona publike apo ekzistencës, por e rrëzojmë atë përmes aktivitetit dhe kontributeve dhe këtu duhet të fillojë analiza dhe reflektimi dhe projektimi i një të nesërme, nuk do kishte vlerë nëse do mbesnim peng të së drejtës. E padrejtë dhe spekulative tezën që fitoi Rama për masakër elektorale, kjo është manipulative demokratët. Pyetja duhet të ishte a i fitoi apo i humbi PD zgjedhjet”,

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...