Aktualitet

Harta e lëkundjeve nga 26 nëntori deri më sot. Ja sa është ulur ritmi i tyre


               Publikuar në : 18:46 - 02/12/19 M S

Qendra Sizmologjike Europiane ka publikuar grafikën, ku pasqyrohen të gjitha lëkundjet e tërmetit. Harta e specifikuar për Shqipërinë, sipas Qendrës Sizmologjike tregon ritmet më në ulje sot, sesa ajo e dy ditëve më para dhe pas tërmetit.

EMSC sqaron se ritmi në ulje i lëkundjeve nuk është kurrë në asnjë rast i shpejtë, dhe na këshillon që të mësohemi me të. ‘Qëndroni të sigurt’, shkruan Qendra Sizmiologjike Europiane e Mesdheut.

Ekspertët, gjatë orëve të fundit kanë deklaruar se s’ka arsye për panik, por duhet ruajtur qetësia.

Dhjetori ka hyrë me lëkundje tërmeti, të cilat nuk janë ndalur që më 26 nëntor, ku një goditje e fortë 6.4 rihter goditi Shqipërinë.

Lëkundjet vijojnë që të shkaktojnë frikë tek qytetarët, megjithatë intensiteti i këtyre lëkundjeve është në rënie. Sipas sizmologëve, këto pasgoditje të tërmetit të rëna pas 26 nëntorit janë normale.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT