Harry dhe Meghan kanë vendosur të themelojnë një organizatë bamirësie për të zëvendësuar Sussex Royals dhe ta quajnë ‘Archwell’. Daily Telegraph raportoi se çifti ka shtyre zbulimin e detajeve të mëtejshme për shkak të pandemisë.
Gjithashtu sipas gazetës, të gjitha dokumentet në lidhje me markën e re u janë dorëzuar Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar dhe prej andej Harry dhe Meghan po planifikojnë se si të menaxhojnë shoqatën e tyre dhe aktivitetet e ndryshme vullnetare.
Harry dhe Meghan thanë për Telegraph se aktualisht janë duke punuar në frontin e Coronavirus: “Si ju, ne tani jemi përqendruar ne mbështetjen e forcave kundër pandemisë Covid-19, por përballë lajmeve të para që kanë dalë, ne jemi ndjerë të detyruar të ndajmë historinë se si
lindi gjithçka.
Në fakt, çifti thanë se donin të “bënin diçka të rëndësishme, diçka që të vlejë” me organizatën e re.
Pritet që pas përfundimit të kësaj urgjence çifti të zbulojë të gjitha detajet rreth ‘Archwell’ dhe gjithashtu të hapë kanale të reja sociale.