Me rolin e saj si “Asllë” në serialin “Dashuri bardh e zi”, aktorja Birce Akalay ka arritur të fitojë shumë famë edhe jashtë kufijve të Turqisë. Jo vetëm e talentuar, por 33 vjeçarja është edhe shumë e komentuar në showbizin turk, si për dy divorcet, ashtu edhe për operacionet plastike.
Birce ka qenë e martuar me Sarp Levendoglu dhe Murat Unalmis, të dy aktorë. Por pasi martesa me ta nuk funksionoi, aktorja ka nisur një lidhje me Can Tunali, kërcimtar.
Pak kohë më parë Birce bëri një ndryshim drastik në pamje duke i prerë flokët shkurt fare. Por pas këtij ndryshimi, një tjetër foto po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale ditën e sotme. Në të shihet Birce e mbuluar me shami për festën e Bajramit.