E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

Hardhucat “bien nga qielli”, Shërbimi Meteorologjik bën njoftimin e rrallë

Rënia e temperaturave në Florida të SHBA-ve, ka bërë që iguanat të fillojnë të bien nga pemët për shkak të të ftohtit.

Kjo pasi ulja e temperaturave bën që ata të ngurtësohen dhe të humbasin kontrollin kur kapen në degë dhe në pamje të parë duket sikur ato kanë rënë nga qielli. Duke qenë se hardhucat janë me gjak të ftohtë, kur temperaturat zbresin nën 4 gradë ato ngadalësohen ose bëhen të palëvizshme.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) në Miami përmes një postimi në Twitter.

“Kjo nuk është diçka që ne parashikojmë zakonisht, por mos u çuditni nëse shihni iguana që bien nga pemët sonte”, thuhet në postimin e tyre.

Pas këtij njoftimi, shumë foto tjera të hardhucave përtokë filluan të publikoheshin nga njerëzit.

NWS Miami sqaron se edhe pse iguanat mund të bien nga pemët, ato nuk kanë ngordhur.

Florida u përfshi nga një i ftohtë i madh në fillim të kësaj jave, teksa temperaturat ranë nën zero gradë. Mot ky shumë i pazakontë për shtetin i cili karakterizohet nga temperatura të ngrohta.

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...