Pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për shtyp. Përgjatë kësaj të fundit, ai tregoi kushtin që ka për mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai deklaroi se duhet të bëhet e qartë se çfarë përmban marrëveshja e mundshme mes dy shteteve:
“Edhe në vjeshtë nëse rikthehet dialogu, prapë duhet një kornizë marrëveshje për me ditë çka do të dialogohet. Nuk ka logjikë me dialogu pa i ditë elementet. Me Serbinë nuk mund të diskutojmë për kufijtë, kemi marrëveshje ndërkombëtare. Ne e kemi kërkuar një kornizë të marrëveshjeve ku përfshihet edhe lëvizja e lirë, pengesë është mosgatishmëria për njohje, jo taksa”.
Në vijim, Haradinaj ka shtuar se ai nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje që nuk e qartëson si do të ecë procesi më tutje.