Ramush Haradinaj në cilësinë e kandidatit për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-“Nisma” ka thënë se nuk i merr seriozisht dy kandidatët e tjerë për kryeministër të Kosovës.
Haradinaj është shprehur se nuk e merr seriozisht Albin Kurtin e Vetëvendosjes dhe ka shtuar se me të mund të flas vetëm për çështje ideologjike por jo më shumë. Kurse për Avdullah Hotin tha se këtë të fundit nuk e llogaritë kurrfarë kundërshtari.
“Nuk e marrë shumë seriozisht Albin Kurtin. Me të mund të bisedojmë tema ideologjike, por edhe ai nuk është kryetar partie”, tha Haradinaj.
Kryetari i AAK-së ka shtuar se arsyeja që ai nuk do të marrë pjesë në debate është sepse nuk e sheh vetën në nivele të njëjta me dy kandidatët e tjerë. Haradinaj tha se ka pesë kërkesa për të marrë pjesë në debate por nuk e vlerëson të nevojshme.
“Jam përgjegjës për krejt partitë politike si i dominuari i tyre, ata më kanë besuar e këtë besim do të ua kthej. Qytetarëve do ua kthej këtë borxh dhe jo partive”, ka thënë Haradinaj.