Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, është paraqitur në Kuvendin e Kosovës, për të përfunduar regjistrimin për legjistraturën e VII duke mbajtur mandatin e deputetit.
“Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që kjo legjislaturë të arrijë të adresojë çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.
Si duket Haradinaj ka ndërruar mendje, pasi kujtojmë se para disa kohësh është shprehur publikisht se do të dorëzonte mandatin e deputetit.