Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë vizitës së fundmi në Washington shprehet se ka marrë konfirmimin se ShBA do të marrë pjesë intensivisht për të kontribuar në dialogën mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dialogu tashmë po hyn në një fazë të re dhe zonjës (Federica) Mogherini i nevojitet e gjithë mbështetja. Prandaj është e domosdoshme që Amerika të ketë rolin e saj në këtë proces”, ka thënë Thaçi në një intervistë për portalin me bazë në Beograd Remarker (remarker.media).
“Roli i tyre është të sjellin më shumë besueshmëri, besim dhe qëndrueshmëri në proces”, tha Thaçi.
I pyetur se kur do të krijohet Asociacioni i komunave serbe, ai është përgjigjur “Sa më shpejt, aq më mirë në përputhje me ligjet e Kosovës, dhe kjo është një detyrim ndërkombëtar që mori në Bruksel”.
Tryeza e diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të këtë dhe përfaqësuesen e lartë të njohjes së çështjeve të rëndësishmë të politikësn dhe të diplomacisë së jashtme, Condoleezza Rice.
Numri një i Kosovës njëherit iu ka bërë thirrje të gjithë serbëve të larguar që të kthenen në Kosovë-shkruan Klan Kosova.
“Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’i akomoduar ata dhe t’i integrojmë në shoqërinë kosovare”, tha kreu i shtetit në këtë intervistë.
Ai ka deklaruar poashtu se ftesa për presidentin serb Aleksandar Vuçiç për ta vizituar Prishtinën është “gjithmonë e hapur”.
“Unë nuk kam marrë ftesë për të vizituar Beogradin, por unë jam i gatshëm të vijë kur kjo ftesë arrin. Nëse takohemi nëpër kryeqytete të botës, pse të mos takohemi në kryeqytetet e dy vendeve tona, në Prishtinë dhe Beograd”- ka thënë Hashim Thaçi.
Duke folur për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së, ai tha se themelimi i asaj gjykate ishte “një veprim i papëlqyeshëm në Kosovë”.
Ai i quajti akuzat për trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë “një fantashkencë”.
“Këto akuza janë fantashkencë, kjo nuk ndodhi kurrë. Kjo ishte një gënjeshtër e tmerrshme, një lajm i fabrikuar që është projektuar vetëm për të tërhequr vëmendjen”- ka deklaruar ai.