E enjte, 29 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Haradinaj elozhe ministrit të PDK-së: Po ia kthen dinjitetin shëndetësisë

Edhe pse pacientë kosovarë ankohen çdo ditë për mungesë barnash nëpër spitale, kryeministri Ramush Haradinaj vlerëson se nën qeverisjen e tij ka nisur ndryshimi i gjendjes në shëndetësi. Dhe meritën për këtë ia jep ministrit Uran Ismaili që vjen nga PDK.

“Puna e madhe po vërehet. Ndryshimi i gjendjes në shëndetësi ka nisur. Gjej rastin këtu të falënderoi publikisht ministrin Ismaili për punën e madhe që po bën për t’i kthyer dinjitetin këtij sektori”, deklaroi Haradinaj, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë.

Haradinaj më pas foli edhe për problemet që përballet ky sector, me ç’rast tha se mjekët nuk i kanë kushtet e mira të punës, marrin paga të vogla dhe pranoi se ka mungesë të ilaçeve.

Kurse ministri Ismajli premtoi realizim të shumë reformave në shëndetësi gjatë mandatit të tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

NSA: Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja...

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...