Në pritje të seancës ku do të votohet ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri Haradinaj ka apeluar sërish që deputetët të jenë të pranishëm në seancën e së martës në Kuvend.
Duke iu referuar deklaratës së deputetit Adem Hoxha, i cili ka thënë se do ta votojë Demarkacionin nëse vota e tij është vendimtare, kryeministri i Kosovës theksoi se duhet të tregohen vigjilentë që të mos ndodhë ndonjë dështim.
Sipas Haradinajt, mungesa e një deputeti në seancën e së martës është porosi për të mbajtur Kosovën të izoluar.
“Mungesa e një deputeti në seancë të martën është porosi me mbajt Kosovën në izolim. Ne kemi negociuar me Listën serbe, s’kemi gjet një gjuhë të përbashkët deri tani. I bëj thirrje Visarit e kolegëve tjerë të mendojnë pak ku jemi ardhur. Nëse në këso momente nuk e kuptojmë rolin tonë, nuk e di si do të reflektojnë proceset. Nuk ka arsye për një temë kaq nacionale të ndahemi. Edhe pritjet e qytetarëve janë që ne të reflektojmë”, tha Haradinaj.