Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar sërish përmes një postimi në facebook lidhur me protestën e opozitës në Bulevard. Ndërsa ka postuar foton e një protestuesi i cili mban në duar një poster të kryeministrit Rama të spërkatur me bojë në parlamentar nga deputeti demokrat Edi Paloka, si edhe një pankartatë ku kërkohet hapja e llotove, Balla ironizon kryedemokratin Basha ndërsa shkruan se kjo qenka arsye për proteste.
“Aaaa kjo po që qenka arsye për protestë?. Lulëzim turp për ty dhe atin tënd politik Sali!” –shkruan Balla, bashkëngjitur fotos së protestuesit.