Plani i qeverisë për hapjen e bizneseve, do të ndryshojë nga kurba e të infektuave nga koronavirusi. Ky është paralajmërimi që ka dhënë kryeministri Rama, ku listoi bizneset dhe shërbimet që do të hapen gjatë tre të hënave të ardhshme.
Në mesazhin e radhës në Facebook, Rama thekson se ky plan do të ndryshojë nëse dinamika ndryshon negativisht.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Harta shpërndarjes së rasteve pozitive, ashtu si në ditët e fundit, vijon të ndahet mes Tiranës dhe Krujës.
Mes 9 rasteve të reja, 5 kanë rezultuar pozitiv në Tiranë ndërsa 4 në Krujë. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 782 persona.