Një grua 51-vjeçare u arrestua nga policia, pasi u kap duke hapur një tunel për të nxjerrë të birin nga burgu.
Ajo kishte marrë me qira një shtëpi pranë burgut në rajonin jugor të Zaporizhia, në Ukrainë, ku djali i saj po vuan dënimin me burg të përjetshëm.
51-vjeçarja përdori lopata për të gërmuar një tunel 3 metra të thellë, në një fushë aty pranë. Më pas, ajo ka arritur të gërmonte 35 metra nën tokë, nën muret e burgut.
Ajo u kap nga policia tre javë pasi filloi planin e saj. Në kohën kur u ndalua, nëna e dëshpëruar për të parë të birin e saj të lirë kishte gërmuar rreth tre ton tokë.
Gruaja po vuan vetë tashmë dënimin me burg për veprën e kryer.