Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” rritet çdo ditë e më shumë e për këtë arsye është e nevojshme zgjerimi i aktivitetit në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Një pjesë e stafit drejtues dhe vullnetarë ishin sot të pranishëm në hapjen e Qendrës së re “Fundjavë Ndryshe” në Shkodër.
Kjo qendër i shtohet të tjerave të hapura në Pogradec, Durrësit, Elbasan, Vlorë, Dibër dhe sigurisht me korpusin qendror në Tiranë.
I pranishëm në hapjen e qendrës ishte vetë drejtori i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari i cili ftoj të gjithë të rinjtë, por jo vetëm që të bëhen pjesë e revolucionit “Fundjavë Ndryshe”, për të ndihmuar sa më shumë njerëz në nevojë.
Koordinator i qendrës së “Fundjavë Ndryshe” në Shkodër do të jetë Mirsad Basha. Ai si të gjithë të tjerët që i janë bashkuar kësaj nisme do të punojnë në këtë qytet për më shumë bamirësi, dhe më pak dhimbje.