E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Hapen “portat e ferrit” për Bashën dhe Berishën, “21 janari” drejt rihapjes

Çështja e “21 Janarit” shumë shpejt pritet të rihetohet. Teksa drejtësia shqiptare dështoi me dërgimin para drejtësisë të autorëve të vërtetë, është Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ajo që ka dhënë shpresa se ata që urdhëruan vrasjen e katër protestuesve në mes të bulevardit do të ndëshkohen. Familjarët e të vrarëve vite më parë iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut dhe në datën 28 mars 2019 ajo ka marrë vendimin përfundimtar. Sipas këtij vendimi, qeveria shqiptare ka premtuar se do të rihapë hetimet për çështjen e “21 Janarit”. Detaje më shumë rreth këtij vendimi dha dje në një prononcim për mediat vetë avokati i familjarëve të viktimave, Dorina Matlia.

Sipas tij, pas dakordësimit mes qeverisë dhe të afërmve që këta të fundit të marrin një dëmshpërblim shtesë, është rënë dakord edhe që të ketë një proces të ri hetimor për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2011 në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. “Paraprakisht ka marrë përsipër të thotë që hetimi dhe gjykimi në këtë çështje nuk është bërë në përputhje me standardet e Konventës. Si rezultat ka marrë përsipër të paguajë një dëmshpërblim shtesë për këto familje, e gjithashtu ka marrë përsipër të rihapë çështjen e 21 Janarit, për t’i dhënë mundësinë edhe familjarëve që të marrin pjesë në gjykim”, tha Dorian Matlia. Më konkretisht, Gjykata e Strasburgut përcakton që familjarët e Hekuran Dedës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt të dëmshpërblehen dhe për vrasjet e tyre të ketë edhe një rihetim. Nga ana tjetër, Gjykata e Strasburgut nuk është shprehur ende për padinë e familjarëve të Aleks Nikës, vrasja e të cilit nuk ka autor. Përmes këtij vendimi dhe marrëveshjeje të arritur mes qeverisë shqiptare dhe të afërmve të tre të vrarëve të lartpërmendur pritet që dosja e “21 Janarit” të rikthehet edhe një herë në vëmendje.

Detajet

Shpresat janë që pas vendimit të Strasburgut, qeveria të bëjë padi të re në prokurori dhe më pas t’i hapet rruga rigjykimit të dosjes. Në këtë mënyrë, gjithçka do të hetohet nga e para dhe çdo detaj a çdo provë e fshehur apo e mbajtur larg vëmendjes do të merret sërish në konsideratë. Rihapja e dosjes do të bëjë që të vihen para drejtësisë autorët e vërtetë. Për tragjedinë e “21 Janarit” janë dënuar nën akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia” Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, por ky vendim nuk i kënaq të afërmit e viktimave, të cilët prej vitesh kërkojnë drejtësi. Mesa duket, më në fund thirrjet e tyre për të ndëshkuar ata që kanë urdhëruar vrasjen e katër protestuesve do të dëgjohen.

Lexo edhe :   Për pyetjet, të cilat askush nga turma nuk dëshiron t’i dëgjojë

Alarm në PD

Më të shqetësuarit nga ky vendim i Gjykatës së Strasburgut janë padyshim demokratët. Partia Demokratike ka qenë në pushtet në vitin 2011 kur ndodhi ngjarja. Për më tepër kur ky vendim vjen në prag të SPAK. Ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha janë akuzuar shumë shpesh nga socialistët si fajtorët e vërtetë të tragjedisë së rëndë në mes të bulevardit. Madje, duke bërë bashkë të gjitha detajet e ngjarjes dhe mënyrën sesi u mbajtën të izoluar personat që kishin informacion për ngjarjen, edhe ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi bën me faj Berishën dhe Bashën për vrasjen e 4 protestuesve. Por me këtë lëvizje, duket se janë hapur “portat e ferrit” për dy drejtuesit e PD. Kjo pasi rihapja vjen kur SPAK ngrihet brenda pak javësh dhe të parët që do përballet me të duket se do jenë demokratët. Të gjitha këto tregojnë sesi me rihapjen e dosjes pozitat e demokratëve lëkunden, ndërsa alarmi në selinë blu rritet. Rihapja e çështjes së “21 Janarit” vjen në një kohë kur drejtësia shqiptare po reformohet dhe drejt krijimit është Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Kjo strukturë do të jetë e asistuar nga SHBA dhe do të tregohet e pamëshirshme me të gjithë zyrtarë të lartë që janë përfshirë në vepra të rënda. Duke qenë se ngjarja e “21 Janarit” është tepër e rëndë pasi kemi të bëjmë me marrjen e katër jetëve të pafajshme, nëse rihapet kjo dosje, ajo kalon automatikisht tek SPAK. Pra pritet që kjo strukturë e re të vendosë drejtësinë në vend për këtë ngjarje, duke ndëshkuar fajtorët e vërtetë, ku më e alarmuara është PD./gazeta SOT

Lexo edhe :   Foltorja, një terapi kolektive që Doktori u ofron demokratëve

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin

Në ditën e Rinisë, kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku thotë se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve. “MIRËMËNGJES dhe me...