E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Hapen arkivat/ “Kontribuoj në zgjedhjet e 2021”, koha kur Dako kishte siguri për çdo gjë (video)

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, në një intervistë për ‘Repolitix’ më 8 qershor, është shprehur se pret nga kryeministri Rama që të shpërblehet për punën e bërë, me ngritje në detyrë.

Dako u tërhoq nga kandidimi i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke ia lënë stafetën Valbona Sakos pas 12 viteve. Departamenti i Shtetit vendosi sot ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen.

Po çfarë ka thënë ai në qershor të këtij viti?

“Njerëzit nuk manipulohen, përkundrazi, mendoj që më kthehet në një avantazh në të kundërt të politikës. Njerëzit janë të mençur, njerëzit njohin drejtësi dhe njohin realitetin. Nuk kam luksin të vendos pozicion, unë do të jap kontribut për PS për të arritur fitoren në 2017, 2019, 2021, 2023, e me radhë”.

Vangjush Dako bëhet zyrtari i tretë nga Shqipëria që i ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen. Para tij, e njëjta masë është marrë ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adritaik Llalla dhe ish-deputetit socialist, Tom Doshi.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...