Cezar Arnoldo Gomez, 50 vjeç, nga Meksika është arrestuar gjatë fundjavës pasi kaloi disa orë i varrosur në një tunel që ai gërmoi nën shtëpinë e ish-të dashurës së tij për ta spiunuar atë.
Ai u gjet nën një grumbull të dendur dheu të enjten dhe kërkoi ndihmë nga Kryqi i Kuq lokal, ndërsa fillimisht refuzoi të dilte nga vendi.
Përveç se përfundoi në spital, 50-vjeçari u prangos për shkak të shkeljes së një vendimi nga gjykata për të mos iu afruar ish-gruas së tij.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Sonorës tha të dielën se Gomez kishte kaluar ditë duke gërmuar vrimën në mënyrë që të mund të përgjonte ish-partneren, Griselda Santillán, 58 vjeç, në rezidencën e saj në Puerto Peñasco, një qytet në Gjirin e Kalifornisë.