E hënë, 3 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Hane Shan e Hane Bagdad apo ku Tirana e ku Teherani

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Nga Lorenc Vangjeli

Komunizmi ishte feja moderne e shekullit të XX-të në pothuaj gjysmën e botës. Pa priftërinj, imamë apo rabinë, por me sekretarë partie e bashkime profesionale. Pa librat e shenjtë që përmendnin Perëndinë, por me libra që shenjtëronin shejtanët që predikonin barazitizmin me citate e slogane. Komunizmi ishte një fe gjakatare, mizore e çnjerëzore që vrau, frakturoi, denatyroi dhe çoi në tragjedi jetën e qindra miliona njerëzve në të paktën tre breza njerëzorë dhe me një ndikim të egër, skajet fundorë të të cilit ende nuk duken. Lindi si ëndërr, por vazhdoi si makth. Premtoi dritë, por prodhoi terr e tmerr!

Për vetë mënyrën si i erdhi botës, për vetë shkaqet historike që e sollën në skenë, për vetë ambalazhin populist që fshihte thelbin e tij, luftën për pushtet, kjo fe pati shumë ndjekës e dishepuj. Të cilët nuk e dyshonin, por e besonin dhe sakrifikonin gjithçka për të. Shqipëria ishte një nga viktimat tragjike të atij aksidenti fatal historik. Madje nga disa pikpamje, e goditur shumë më rëndë se vende të tjera të kërrusur nën të njëjtin fat. Gjysëm shekulli nën diktaturën e asaj feje, megjithatë, e bëjnë ende shqiptarin e sotëm të kuptojë më mirë se një francez, gjerman, italian apo britanik gjuhën dhe zhargonin e diktaturës. Sepse pavarësisht nga ideologjia, komunizëm apo ekstremizëm fetar, diktaturat ngjajnë. Në mjete. Në sjellje. Në mendësi dhe në gjithçka tjetër.

Kërcënimet e fundit të Ayatollah Ali Khamenei për SHBA-në, por dhe përmendja prej tij e Shqipërisë, si një vend djallëzor që ndihmon tradhtarët e vendit të tij, ishte tipike gjuha e diktaturës. Kush kujton fjalimet e Hoxhës nga Shqipëria, nuk gjen ndonjë diferencë me tonet e Ajatollahut nga Irani. Kush qesh sot me vallen shqiptare në gojën e ujkut, i ka të gjitha arsyet të mos dëshpërohet nga frika që i postojnë nga shkretëtira.

Diktaturat kanë nevojë gjithmonë të gjejnë një armik për të faturuar çdo dështim dhe për të prodhuar sukses nga çdo dështim. Sa më i madh armiku, aq më i madh edhe monumenti lokal që ngre marrëzia e diktaturës. Hoxha dhe Shehu që ftonin dikur shqiptarët të luftonin dhe të triumfonin njëherazi ndaj imperializmit amerikan, revizionizmit sovjetik dhe tradhtarëve titistë, nuk kanë dallim në thelb nga vringëllimat që vijnë nga Irani.

Lexo edhe :   Nesër finalja e Kupës së Shqipërisë/ FSHF hap dyert për tifozët, por me një kusht
Lexo edhe :   Merkato përpara finales, Tirana prezanton zëvendësuesin e Albi Dokës

Ndryshojnë shumë në përmasë, por jo në thelb. Diktatura që sot sundon atë vend të jashtëzakonshëm të botës, është destinuar të ketë fatin e diktaturave. Jo për shkak të supermacisë amerikane në raketa e avionë, por për shkak të superioritetit dhe epërsisë së padiskutueshme në raport me dy sistemet e ndryshëm: demokracisë dhe diktaturës. Kush nuk kupton një gjë të tillë, e ka të vështirë të kuptojë së paku gjithë historinë moderne të shekullit të shkuar, Luftën e Ftohtë dhe thelbin e konfliktit të këtyre dy dekadave të para të shekullit të ri. E ka të pamundur të kuptojë dhe të djeshmen e afërt të Lindjes së Mesme, por dhe ndikimin që ajo mund të ketë në këtë anë të Ballkanit.

Në Tiranë ka shpërthyer një alarm i kuq dhe shumë teori konspiracioni, të ushqyera me megalomani ekstreme dhe vanitet qesharak, tipik Ballkani, të cilat, herë i atribuojnë Shqipërisë një llogore në këtë luftë, e herë kritikojnë SHBA-në për tejkalim të së drejtës së saj. Herë duke e parë Tiranën me gjithë Manzën e muxhahedinëve si shënjestër të hakmarrjes iraniane, e here duke i tundur gishtin e akuzës ballukeve të Trump. Pavarësisht skajeve shumë të largëta: hane Shan e hane Bagdad, që në këtë rast “shqipërohet” ku Tirana e ku Teherani, nuk duhet vajtur aq larg për të gjetur kërcënime reale për jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare.

Minimale, por e drejtë në thelb: Shqipëria nuk është palë në konfliktin e Lindjes së Mesme. Dhe aty, si në një mirazh shkretëtire, asgjë nuk është siç duket. Kur flitet për luftë, mendohet për paqe dhe anasjelltas, kur përmendet shpata, kuptohet nafta, kur përmendet Zoti në qiell, mendohet pushteti në tokë. Çuditërisht, edhe këtu ngjajmë, por jo vetëm për shkak të komunizmit, fesë së djeshme të sekretarëve të partisë. Ngjashmëritë e Teheranit të sotëm, me Tiranën e djeshme nën diktaturë janë të plota. Shejtanët e hedhin njëlloj vallen brenda shisheve të tyre deri sa të thyhet shishja e radhës dhe atyre t’u vihet mbi kokë, po kapaku i radhës. Pak rëndësi ka nëse kjo bëhet me raketa apo me traktate paqeje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rezultoi pozitiv me koronavirus, ja takimet që zhvilloi Hoti sot

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi sot se kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tregoi se nuk kishte...

Mesazhet e mbylljes në kohën e listave të hapura

Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të...

Teuta mposht Tiranën, fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët mposhtën në finale Tiranën me rezultatin 2-0. Rustem Hoxha kaloi bregdetarët në avantazh, ndërsa Tirana mori shpejt...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Humbja e jetës së Aneta Ramës, Zgarbi ngushëllon kryeministrin

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi, ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij. “Dashurinë për Italinë dhe...