Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Imola-s. Britaniku vijon të thyejë rekordë, teksa me triumfin në pistën italiane arriti fitoren e 93-të në karrierë.
Një garë aspak e lehtë për të pasi u nis nga vendi i dytë, dhe në xhiron e parë u parakalua nga Maks Verstapen. Por, fati ishte me të pasi shoku i skuadrës, Valteri Bottas pati një problem në makinë dhe humbi kryesimin.
Një garë në dy vendet e para për Mercedesin, që arriti të shpallet kampione për konstruktorë për herë të 7-të rradhazi. Ndërsa Hamilton, rrit diferencën me Bottas në klasifikim, dhe është më pranë titullit të 7-të botëror për pilotë.
Podiumi u plotësua nga australiani i Renault Daniel Ricardo, teksa dy pilotët e Ferrarit, repsektivisht Leclerc dhe Vettel u pozucionuan në vendin e 5-të dhe 13-të.