E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Halla e Mateos: S’ia kemi djegur ne shtëpinë Klodianit, ai s’ka vepruar vetëm

Pak ditë më parë u shkrumbua shtëpia e Klodian Çalamanit, monstrës së Fierit i cili vrau komshiun e tij 8 vjeçar Mateo Vasiun në fshatin Grecalli të qytetit të Fierit. Halla e të ndjerit thotë se zjarri nuk është vënë nga familjarët e saj, dhe se në kamerat e sigurisë shfaqen dy persona të cilët e kanë kryer këtë akt.

Halla e 8-vjeçarit Mateo Vasiu është prononcuar sot për emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, ku pohoi se janë përballur me komente dhe akuza se mund të jenë ata autorët e djegies së shtëpisë së autorit të krimit, Klodian Çalamani.

“Policia nuk i ka marrë këto pamje. Ne nuk i njohim këta persona, është shumë e rëndë që janë ngritur akuza të tilla. Ne kemi qenë dhe më parë në atë shtëpi, po të kishim atë qëllim…”, tha halla e Mateos.

Lidhur me ekspertizën mjeko-ligjore për Mateon, ajo tha se kanë përgatitur një prokurë për avokaten që ta tërheqë, por ata vetë nuk e kanë parë ende. “Nuk e kemi marrë ekspertizën. Përgatitëm një prokurë për avokaten dhe nesër do e dorëzojmë që ajo të na e tërheqë. Ne nuk kemi asnjë lloj kontakti me policinë. Informacionet që kemi marrë i kemi marrë nga gazetarët, ku flitet dhe për një lloj tjetër abuzimi”, tha më tej halla e Mateos.

Një prej familjarëve të fëmijës së vrarë nga 38-vjeçari tha për gazetarët se 8-vjeçari kishte dalë me biçikletë për t’i blerë bukë Klodian Çalamanit. Por, pasi ka shkuar në banesën e autorit, nuk ka dalë më i gjallë prej aty.

Por sipas personave që punojnë në dyqanin në fjalë, Mateo nuk ka shkuar për të blerë bukë. “Ne nuk kemi gjetur asnjë lloj njolle gjaku në shtëpinë e Çalamanit, dhe dyshojmë se ai nuk ka qenë vetëm”, tha halla e 8-vjeçarit.

Kujtojmë se Çalamani u transferua në Burgun e Vlorës në fshehtësi të plotë, pas përplasjeve të dhunshme mes familjarëve të Mateos në gjykatën e Fierit, të cilët kërkonin të ishin prezentë në sallën e gjyqit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...