Halim Kosova për masat e pandemisë: Më vjen ta marr Ramën në telefon

Mjeku dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike ka treguar se mund ta zgjidhë situatën e pandemisë për dy javë. I ftuar në “Open”, Kosova tha se asgjë nuk zgjidhet me frymë të shpejtë, por që duhet ta kesh me zemër diçka që ke dëshirë ta ndryshosh.

Halimi tha ndër të tjera se i vjen që ta marrë kryeministrin Edi Rama në telefon dhe t’i tregojë se ç’mund të bëjë për këtë gjë.

“Nuk zgjidhet me frymë të shpejtë, por them se janë kapacitet që nuk janë përdorur, usaid për shembull ka financuar para disa vitesh sistemin e telemedicines, nuk e kam parë që në këtë situatë që të përdoret kjo, që rrezik mos e kanë kthyer në magazinë. Unë nuk i ndahem , që ti të ndryshosh diçka në shëndetësi duhet ta kesh në zemër atë punë, nga aty do shkojë në tru, që të bësh një gjë për popullatën.

Nuk ka njerëz profesionistë, se emërohesh në këtë karrige, por bëhesh me eksperiencë , unë jam rritur me pacientin. Kushdo që ndjen që do të bëjë diçka të përveshë mëngët. Po të isha ministër do jepja një numër telefoni, që kushdo ka ide për zgjidhjen e situatës të flasë. Sekreti është të bësh gjerat e thjeshta në mënyrë rigoroze. Më vjen ta marr Ramën në telefon ta zgjidh situatën për dy javë,”- tha Kosova.