Kosova

Hakmarrja për masakrën e Reçakut, 2 ditë më pas u ekzekutua zv.komandanti serb


               Publikuar në : 09:00 - 16/01/20 B H

Forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 persona në fshatin Reçak më 15 janar 1999, ngjarje e cila ka mbetur e shënuar si një nga masakrat më të tmerrshme ndër kohë.

21 vite pas këtij akti makabër, familjarët shprehen të dëshpëruar për faktin se askush nuk u dënua për këtë krim monstruoz.

Këtë gjë e pohon edhe publikimi “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018”, të cilin e përgatiti Fondi për të Drejtën Humanitare të Kosovës (FDH).

Sipas këtij artikulli, në mesin kriminelëve kryesorë që kishin marrë pjesë në këtë masakër ishte edhe Miro Mekiq, zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Shtime.

Por Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori hak ndaj kësaj masakre, pasi më 17 janar 1999 ata vranë zv.komandantin Mekiq. Në mesin e 17 të dyshuarve për masakrën e Reçakut kishte policë, të rinj serbë që ende ishin nxënës, punëtorë, inxhinier të pylltarisë, dhe automekanik.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT