E mërkurë, 13 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

Hakerat, bëni kujdes nëse ju vjen ky kod në WhatsApp

Një mashtrim shqetësues në WhatsApp është raportuar nga përdorues pasi iu mbyllën llogaritë e tyre. Përdoruesit kanë marrë një mesazh në dukje nga një mik i cili thotë: “Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6-shifror gabimisht, a mund të ma kaloni ju lutem? Është urgjente!”

Sipas raporteve ky kod u jep kriminelëve akses në llogarinë tuaj. Nëse e dorëzoni këtë, do të thotë që dikush tjetër mund të ketë qasje në mesazhet tuaja duke ju penguar të përdorni WhatsApp.

Një përdorues i WhatsApp postoi në Twitter: “Tre anëtarët e familjes sime kanë humbur aksesin në WhatsApp e tyre këtë mëngjes”. “Hakerat dërgojnë një mesazh me tekst nga WA me një kod verifikimi, pastaj një tekst WhatsApp nga dikush që njihni duke thënë se ata kanë shumë nevojë për kodin. Mos e dërgoni kodin”.

Njerëzit të cilët janë mashtruar përfshijnë prezantuesin e Radio 2 Jeremy Vine, i cili tha se kriminelët kishin qenë në gjendje të përdorin listën e tij të kontaktit për të synuar më shumë njerëz.

Ray Walsh, ekspert i Digital Privatësisë në ProPrivacy, tha për Express: “Përdoruesit e WhatsApp duhet të jenë në vëzhgim të një mashtrimi të ri shqetësues që po lejon kriminelët kibernetikë të hakojnë në llogaritë e WhatsApp të njerëzve. Kushdo që merr një mesazh të kaltër me një kod PIN duhet të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm sepse kështu fillon sulmi. Gjithmonë vëzhgoni për çdo mesazh me tekst që përmban një kod OTP dhe mos i kaloni ato kode askujt, pa marrë parasysh sa origjinale tingëllojnë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...