Mbrëmjen e sotme, kryeministri Rama i ka dërguar një ftesë tjetër kryedemokratit Basha. Pas takimit me opozitën parlamentare, Rama apeloi të bashkojnë forcat së bashku, e të mundohen të gjejnë një zgjidhje në të mirë të situatës.
“Rëndësi ka që kemi një marrëveshje, do vijojmë me dëgjim të vëmendshëm, do bëjmë punë bindëse…rëndësi ka që kemi një marrëveshje, mos u bëni të pashpirtë dhe ju që ti themi (Bashës) se janë edhe disa të tjerë që duan diçka tjetër.
Ku ka vullnet, ne do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me dinjitet. Do mundohemi të flasim më shumë me njëri-tjetrin.
Të futej edhe Basha në këtë proces, të bënte komunikim me ta, që i ka futur këtu në Parlament. Nuk është mëkat të bashkojmë forcat për të dhënë zgjidhje, një rruge jo të lehtë dhe që s’mund të komentohet nga klubet e natës nëpër ekrane që japin mend dhe zgjidhje, gjysmë shtrirë nëpër kolltuqe”, u shpreh Rama.