Hajdari: Zgjodha të garoj në Elbasan se është 20 minuta larg Tiranës

Deputetja Rudina Hajdari do të garojë nën siglën e Nisma Thurje në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në një intervistë për ”Report Tv”, Hajdari ka rrëfyer edhe arsyen pse ka garuar në Elbasan dhe ka zgjedhur këtë qark.

Ajo thotë se largësia e Elbasanit me Tiranën është 20 minuta dhe kjo e ka bindur të garojë atje, sipas saj për t’i dhënë më shumë vëmendje.

“Është një qark 20 minuta jashtë Tiranës dhe duhet të ketë më shumë vëmendje. Duke parë dhe rrënjët që kam aty. Potencialin ekonomik që ka. Dhe shumë gjëra të tjera për të cilat ne duhet të punojmë fort për ti dhënë një fytyrë më të bukur, për të gjithë ata elbasanllinj që duan të qëndrojnë aty”, tha Hajdari.

Ajo ka folur edhe për garimin e Taulant Ballës përballë Gazment Bardhit, duke thënë se të dy nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre.