E hënë, 25 Tetor, 2021
7.5 C
Tirana

Hajdari nga Elbasani: Këta vrasin njerëz për një mandat më shumë

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku mbeti i vrarë 56-vjeçari, Pjerin Xhuvani.

Gjatë një prononcimi për mediat, Hajdari deklaroi se vrasja është politike, dhe se grupet e dy partive të mëdha vrasin njerëz për të marrë qoftë edhe një mandat më shumë.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se qyteti i Elbasanit është damkosur sot si qyteti i bandave.

Rudina Hajdari: ”Sot në Elbasan ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, është një vrasje politike. Është një gjë për t’u shqetësuar, unë po mundohem të informohem me Ardi Veliun mbi këtë ngjarje. Ajo që është e patolerueshme është se kjo ngjarje është e frymëzuar nga bandat politike që duan të marrin votat e qytetarëve me armë, me lekë. Ajo çka di unë është që kjo ngjarje është e frymëzuar 100% nga prapaskenat politike. Këta janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të marrë votat, janë në gjendje të vrasin njerëz për një apo dy mandate politike. Qyteti i Elbasanit është damkosur sot si qyteti i bandave, dhe për këtë duhet të fajësojmë politikën.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...