E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Hackerat sulmojnë Radio Televizionin Shqiptar, kërkuan 300 mijë dollarë

Arkivi digjital i Radiotelevizionit Shqiptar ka rënë pre e një sulmi kibernetik rreth dy javë më parë. Report Tv mëson ekskluzivisht se serverat e RTSH janë sulmuar nga individë ende të paidentifikuar, përmes një sistemi hakerimi të quajtur ransomware. Hackerat kanë kërkuar 300 mijë dollarë për të rikthyer materialin Radio Televizionit Shqiptar, por kjo marrëveshje nuk është arritur ende. Hackerët që jane futur në servera të RTSH përmes rrjetit online, kanë arritur ta enkriptojnë databasin e Radio Televizionit Publik, duke kërkuar pagesë prej 300 mijë dollarësh për ta dekriptuar. Këto lloj sulmesh të quajtur Ramsomware janë një formë e krimit kibernetik shumë të përhapur kohët e fundit në të gjithë botën.

Sipas burimeve të Report Tv, RTSH nuk ka pranuar ta paguajë asgjë, pasi shumica e database për fati të mirë ishin të kopjuar në një backup offline. Burime për ReportTv bënë me dije se si pasojë e këtij sulmi është dëmtuar vetëm një pjesë e arkivit digjital të Radio Tirana. Pjesa tjetër e arkivit të televizionit është rikuperuar.

Ky është sulmi i dytë kibernetik në pak ditë ndaj institucioneve publike shqiptare, ku më herët ishte serveri i shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave në policinë e Shtetit që ra pre e një hakerimi të ngjashëm.

Vetë SHCBA deklaroi se “specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit”.

Por çfarë është ransomware?

Ransomware është një nëngrup virusesh në të cilin të dhënat në kompjuterin e viktimës apo atij që bie pre e sulmit bëhen tw papërdorshme,  zakonisht me kriptim. Për t’i rrimarë këto të dhëna kërkohen para.

Sipas ekspertëve të krimeve kompjuterike motivi për sulmet ransomware është zakonisht përfitimi monetar, dhe ndryshe nga llojet e tjera të sulmeve, viktima zakonisht njoftohet se ka ndodhur një ndërhyrje dhe i jepen udhëzime se si të rikuperojë të dhënat e humbura. Pagesa shpesh kërkohet në një monedhë virtuale, siç është bitcoin, në mënyrë që identiteti i hakerit apo grupit të hakerave në internet të mos dihet.

Virusi Ransomware mund të përhapet nëpërmjet rrjetit online, përmes e-mail ose në aplikacionet e softwerit të infektuar. Mënyra e vetme për tu mbrojtur është të kopjohet i  gjithë database në backup që mbeten offline, pra jo të aksueshme nga hackerat.

Përgjatë muajit Gusht pre e këtij sulmi masiv nëpërmjet Ransomware ishte edhe rajoni i Lazios në Itali ku u sulmuan serverat e agjencisë rajonale shëndetësore dhe nga aty u morën të dhënat e pacientëve dhe shërbimeve shëndetësore, përfshirë edhe ato për COVID-19. /shqiptarja

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...