Habit Rama: Nuk e zgjodha unë Metën president

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjet e ashpra me Presidentin Ilir Meta, duke thënë se janë ndarë që në fushatën e vitit 2017.

I ftuar në emisionin ”Open”, Rama u shpreh se Meta ishte rrezik për reformën në drejtësi,  dhe theksoi se në 2017 e konsideroi si presidentin që do të përfaqësonte opozitën.

Rama këmbënguli se nuk ka qenë ai personi që e ka vendosur Metën në postin e kreut të shtetit, por thjesht ja dhënë votat e tij në mungesë të një zgjedhjeje tjetër.

Edi Rama: ”Më ka ndarë fushata e 2017 me Metën. Kam bërë krahasimin me vulën e Haxhi Qamilit. Meta ishte kërcënim i reformës në Drejtësi. President nuk e kam bërë unë. E kam thënë disa herë. President e kanë berë votat e tij. S’kam pasur vota për dikë tjetër. E vetmja mundësi për të bërë një zgjedhje tjetër. Se kisha menduar se do të lajthisë deri në atë pikë. Pa presidentin do destabilizonin vendin. Nuk është se kishim zgjidhje tjetër.”