Habit ish-sulmuesi i famshëm, rikthehet në fushë në moshën 39-vjeçare

Ish-sulmuesi francez, Xhibril Sise pas një karriere të suksesshme në Europë, ka vendosur t’i surprizojë të gjithë duke u rikthyer në futbollin e luajtur në moshën 39 vjeçare.

Sise është transferuar të luajë në kampionatin amerikan të futbollit, tek skuadra e Panathinaikos Çikago.

39 vjeçari ka luajtur si sulmues i grekëve të Panathinaikosit në vitet 2009-2011, dhe pronarët e Çikagos e kanë menduar si një rikthim të tij në skuadër, por kësaj radhe në Amerikën e largët.

Karriera e Sise në futbollin europian është shumë e pasur, ku është aktivizuar tek skuadra si Liverpuli, Marseja, Panathinaikos dhe Lacio, dhe ka arritur të shënojë 272 gola gjatë gjithë karrierës së tij.