Rigels Karriqi është një i ri i cili sapo është bërë pjesë e Këshillit Bashkiak Përrenjas, në rrethin e Librazhdit. Por, ndryshe nga gjithë të tjerët që u zgjodhën pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, ai ka bërë një gjest shumë human. 28-vjeçari vendosi që pagën e tij si këshilltarë, ta japë për familjet në nevojë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Karriqi shprehet se edhe pse mund të jetë pak, përsëri për shumë familje është shumë. Duke ftuar në këtë mënyrë edhe këshilltarë të tjerë, t’i bashkohen nismës.
Postimi i plotë
Suksese Kryetarit te ri dhe Keshillit te ri te Bashkise Prrenjas !! Miqte e mi virtual dhe ata jo virtual te Prrenjasit, si fillim ju falenderoj pa fund per besimin qe me dhate per te qene Anetar Keshilli !! Eshte nje nder dhe privilegj i madh qe t’ju perfaqesoj !!
« Dita e mbledhjes se Keshillit « per mua do jete : « NJE DITE PUNE VULLNETARE PER KOMUNITETIN » c’ka do te thote, te ardhurat e mia, qe rrjedhin nga ky funksion do te shkojne per familjet ne veshtiresi ekonomike !!
Edhe Pse do jem student jashte shtetit, (per nje kohe jo shume te gjate) me lipset nevoje per te ardhura. Por per komunitetin duhen sakrifica dhe risi ne vendimarrjet tona. Eshte koha te fillojme te reagojme dhe te bejme te gjithe nga pak dhe sipas mundesive per te miren tone te perbashket !!
Kaq eshte pak, ndoshta e pa mjaftueshme, me shume duhet te bejme !!
Kush ka deshire t’i bashkangjitet nismes, eshte i mirpritur !!
Nga zgjedhjet e 30 Qershorit në bashkinë e Prrenjasit fitues doli Nuri Belba. I cili ka hyrë me tensione në zyrë. Kjo pasi ish-kryetarja Miranda Rira refuzoi të largohej nga zyra, duke mbyllur derën e Bashkisë.