Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Habilajt e Ramës si 21 Janari i Berishës

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Një ironi e fatit i bën liderët tanë të sillen njësoj, kur kapen me duart të zhytura në krim. Edi Rama po vepron me skandalin e përfshirjes së ministrit të tij më të afërt dhe më të “suksesshëm”, në të njëjtën mënyrë si paraardhësi i tij me gardistët e 21 Janarit.

Po të kthejmë kokën pas dhe të shohim atë që ndodhi dy vite më parë, ngjashmëria është e frikshme. Në shtator të 2015, atëherë kur një oficer policie, denoncoi për herë të parë lidhjen e ministrit të Brendshëm me trafikantët e klanit Habilaj, Rama nuk gjeti dot asgjë më krijuese se sa shpikja e një alibie.

Ai e akuzoi Dritan Zaganin si bashkëpunëtor të trafikantëve dhe si dekonspirues të aksioneve të policisë. Ai zhvilloi një tubim “madhështor” përpara 2 mijë policëve, në pallatin e kongreseve, për t’u thënë se vëmendja e tyre nuk duhej përqendruar tek denoncuesi, por tek anatemimi i tij

Pra, për kryeministrin më e rëndësishme ishte të përleshej me faktet sesa të përballej me të vërtetën. Sali Berisha bëri të njëjtën gjë pasi gardistët e tij vranë katër protestues të pafajshëm në bulevard. Fillimisht ai foli për çadra pistoletë dhe thika me helm.

Ai këmbënguli deri në marrëzi se faji ishte i atyre që ndodheshin në anën e mirë të historisë (pra se të vrarët ishin qëlluar nga shokët e tyre), njësoj si Rama që i kërkoi policëve të dënonin aktin e kolegut të vet, që ai dhe Tahiri e kishin burgosur.

Por, kjo histori e propagandës që do të groposë të vërtetën duke i mbivendosur asaj një gënjeshtër të madhe, nuk përfundon këtu. Historia e komportimit të ngjashëm të Edi Ramës dhe Sali Berishës është fatkeqësisht identike. Sjellja e tyre është e njëjtë edhe pasi e vërteta shpërthen në sy të të gjithëve.

Pasi doli me video se katër viktimat e 21 Janarit ishin qëlluar nga gardistët brenda kryeministrisë, Sali Berisha zgjodhi planin B. Ai i harroi alibitë e çartura që kishte nxjerrë nga goja dhe shpiku historinë e “grushtit të shtetit”, ku ishin përfshirë prokuroria, opozita dhe mediat.

Të njëjtën gjë po bën edhe Rama. Edhe ai ka vënë në veprim skenarin rezervë. Pasi alibia se Dritan Zagani ishte bashkëpunëtor i trafikantëve ra, pasi përgjimet italiane treguan se në mbrojtje të tyre ishte qeveria, Rama filloi të flas për puç dhe komplot.

Ai bën sikur faktet e ardhura nga përtej Adriatikut nuk ekzistojnë dhe sikur gjithçka është një koalicion kundër tij, i organizuar nga prokurorët e nxitur prej opozitës dhe të ndihmuar nga mediat e kazanit. Të dyja këto histori, aq identike në vullnetin për të varrosur faktet e bëjnë tejet më të lehtë kuptimin e së vërtetës. Por po aq sa na ndriçojnë për të shkuarën, ato kanë aftësinë të na bëjnë më të lexueshme edhe të ardhmen.

Megjithëse zgjati edhe dy vite e gjysmë pas 21 Janarit, pushteti i Berishës mori përgjithnjë mbi vete njollën e krimit. Ai vazhdoi të mbijetojë, por humbi çdo legjitimitet dhe kredo morale. E njëjta etapë po hapet edhe për Ramën pas skandalit Habilaj-Tahiri. Për të, tani, ekziston dhe prova flagrante e një qeverisjeje që mbështet dhe mbron trafikantët. Vazhdimi i saj është vetëm një zgjatje agonie. (Lapsi.al)

Tags: 21 janariBerishagardahabilajtramaTahiritrafikantet

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Ambasadori amerikan “certifikon” zgjedhjet në Kosovë, ja çfarë thotë

Duro: E merituam fitoren/ Ndreu: Presioni mbi gjyqtarët bëri të vetën

A është duke e humbur pushtetin e tij Vladimir Putin?  







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama për Zvërnecin: Kërkova dialog, por u refuzua

by mirseda
15:32 | 09/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë të BE-së, të cilët fokusin e kanë...

Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, publikohet fotoja e autorit të dyshuar Armand Shakaj

15:30 | 09/06/2026

Zvërneci/ Rama: E njoh shijen e gjakut në protesta, por anulimi i projektit s’është zgjidhje

15:17 | 09/06/2026

Dosja “Sterilizimi”/ Beqaj kërkon rrëzimin e akuzave: Provat digjitale të mos pranohen

15:14 | 09/06/2026

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

15:11 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com