Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët. Lëngu, i quajtur lëngu i tëmthit, ndihmon në tretjen e yndyrave të ushqimit. Lëngu i tëmthit (bila) prodhohet në mëlçi, pastaj depozitohet në fshikëzën e tëmthit derisa trupit t’i nevojitet për tretjen e yndyrave. Në ketë kohe fshikëza bën kontraksione të cilat shtyjnë lëngun e tëmthit në një tub të quajtur duktusi biliar i përbashkët prej te cilit nga tëmthi kalon në zorrën e hollë duke ndihmuar në tretjen e ushqimeve.
Bila përmban ujë, kolesterol, yndyra, kripëra biliare, proteina dhe bilirubine. Kripërat biliare shpërbejnë yndyrnat, ndërsa bilirubina i jep feçeve (jashtëqitjes) ngjyrën e verdhe. Në qoftë se lëngjet biliare përmbajnë shumë kolesterol, kripëra biliare ose bilirubine, në situate të caktuara formohen gurët.
Gurë kolesteroli dhe gurë pigmenti
Janë dy lloje durosh që njihen- gurë kolesteroli dhe gurë pigmenti. Gurët e kolesterolit zakonisht janë me ngjyrë të verdhë në jeshile dhe përbëhen kryesisht nga kolesterol i ngurtësuar. 80% e gurëve të tëmthit janë të kësaj natyre. Gurët e pigmentit janë të vegjël, me ngjyre të errët, të përbërë nga bilirubine.
Gurët e tëmthit mund të jenë sa kokrrizat e rërës deri në madhësinë e topit të golfit. Fshikëza e tëmthit mund të formojë një gurë të vetëm të madh, qindra gurë të vegjël, ose çdo kombinim të mundshëm të tyre. Gurët mund të bllokojnë rrjedhjen normale të biles (lëngut të tëmthit) nqs ato vendosen në ndonjë nga duktuset prej nga rrjedh bila nga mëlçia në zorrën e holle. Këto vende mund të jenë duktuset hepatike të cilët e nxjerrin lëngun e temthit jashtë mëlçisë, duktusi cistik, prej të cilëve bila (vreri) shkon dhe del në fshikëzën e tëmthit dhe duktusi biliar i përbashkët i cili përçon bilen prej duktusit cistik dhe hepatik në zorrë të hollë.
Lëngu i tëmthit ngelet në këto duktuse duke shkaktuar infeksion të fshikëzës së tëmthit, të vetë duktusit dhe rrallë të mëlçisë. Duktus tjetër që derdhet në duktusin biliar hepatik është dhe duktusi pankreatik i cili nxjerr enzimat tretëse pankreatike prej pankreasit.
Në qoftë se gurët bllokojnë daljen e këtij duktusi, enzimat tretëse pankreatike ngelin në pankreas duke shkaktuar inflamacion shumë të dhimbshëm të quajtur pankreatik nga gurët e tëmthit. Në qoftë se ndonjëri prej këtyre duktuesve qëndron i bllokuar për një kohë të caktuar, dëmtime të mëdha ose fatale, apo infeksioni mund të prekin fshikëzën e tëmthit, mëlçinë ose pankreasin.
Shenjat lajmëruese të shkaktuar nga gurët në tëmth janë:
a)temperaturë e lartë,
b)zverdhja e lëkurës dhe dhimbje të qëndrueshme
Nga se shkaktohen gurët e tëmthit?
Shkencëtaret mendojnë se gurët kolesterolike formohen kur bila (lëngu i tëmthit) përmban shumë kolesterol. shumë bilirubine, ose kripëra biliare të pamjaftueshme, ose kur fshikëza e tëmthit nuk zbrazet plotësisht për arsye të ndryshme.
Ndërsa shkaku i formimit të gurëve të pigmentit është i paqartë. Ato kanë gjasa të formohen tek personat që kanë: cirrozë hepatike, infeksion të traktit biliar, sëmundje gjaku të trashëguara (siç është anemia drepanocitare ku trupi prodhon shume bilirubin). Faktor tjetër mendohet të jetë prania e një guri të thjeshtë të tëmthit, që më pas shkakton prodhimin e shumë gurëve. Megjithatë, janë zbuluar faktorë të tjerë që ndikojnë në formimin e gurëve të tëmthit, në veçanti të gurëve kolesterolike.
Gjithashtu, obeziteti është një faktor rreziku për të krijuar gurë, veçanërisht tek gratë. Një studim i gjerë ka treguar që të qenit qoftë lehtësisht mbi peshë rrit rrezikun për të bërë gurë në tëmth. Kjo ndodh sepse obeziteti mund të reduktoje sasinë e kripërave biliare në bile (lëngun e tëmthit) duke çuar në përqendrim më të lartë të kolesterolit në të. Obeziteti gjithashtu ul aftësinë e fshikëzës së tëmthit për t’u zbrazur. Ndërkohë, edhe sasia e shtuar e estrogjenit gjatë shtatzënisë, terapisë zëvendësuese me hormone dhe gjatë marrjes së kontraceptiveve orale, shton nivelin e kolesterolit në bile (lëngun e tëmthit) dhe pakëson lëvizjet e fshikëzës së tëmthit. Të dy këta faktorë së bashku çojnë ne formimin e gurëve.
Kush duhet të ketë kujdes?
Ata që përdorin medikamentet për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak rrisin sasinë e kolesterolit që sekretohet në bile (lëngun e tëmthit). Si pasojë rritet rreziku për formimin e gurëve të tëmthit Gjithashtu, edhe njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë nivele të larta të acideve yndyrore të quajtura trigliceride. Këto lloj acidesh yndyrore rrisin rrezikun e formimit të gurëve të tëmthit.
Kujdes duhet të kenë edhe ata që bien menjëherë në peshë, ose personat që agjërojnë, për shkak të diferencave të mëdha të kohës së ngrënies./ Tirana Today