Protesta e opozitës që po zhvillohet p-ara Parlamentit është tensionuar. Të rinjtë demokratë e të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë lidhur me pranga para Parlamentit ndërkohë që mbajnë të veshura bluza me thirrjet: Liri, Demokraci, Shpresë.
Ajo që e bën të ndryshme protestën e sotme janë edhe pankartat të gjitha me të njëjtin shënim “IK” që mbajnë në duar të gjithë protestuesit në rrugën para parlamentit të kthyer në shesh.
Protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë dhe hedhin flakadanë në drejtim të tyre. Përveç hedhjes së mjeteve piroteknike të tjera incidente regjistrohen para seancës së Kuvendit. Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë vetëm përmes forcës së tyre fizike. Ata tentojnë të hedhin edhe gurë dhe shishe uji në drejtim të policisë.