Një incident i paprecedentë u shënua ditën e djeshme në kampionatin e basketbollit për meshkuj, në takimin Teuta-Tirana. Skandali u regjistrua në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit.
Në një moment gjatë ndeshjes, basketbollisti Bruno Daliu ka qëlluar me grushte gjyqtarin e takimit, Jurgen Muhon, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se shkak i këtij konflikti që degradoi deri në ushtrimin e dhunës fizike, u bë vendimi i gjyqtarit, për të cilin Daliu nuk ra dakord. Muho përfundoi i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.
Pas këtij konfrontimi, basketbollisti 34-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Durrësit.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi ta përjashtojë përjetë basketbollistin e Tiranës, Bruno Deliu. Ndërsa rrezikon të dënohet edhe me burg.
Ai akuzohet për veprën penale “Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.