E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

Grup anti-Rama në PS, e kryeson Pandeli Majko

PS-ja po fillon çarjen brenda vetes qëkur Edi Rama ndryshoi qeverinë e fundit dhe emëroi emra që nuk kanë lidhje me socialistët. Largimi i tre ministrave VIP si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri, të cilët njihen si socialista “24 karatsh” si dhe kriza e madhe ku është futur sot politika shqiptare për shkak të dorëzimit të mandatëve të deputetit nga ana e opozitës, ka sjellë pështjellime në kupolën e PS.

Pakënaqësia nga radhët e socialistëve të cilët janë papunë apo që nuk po shikojnë rritjen e mirëqënies së tyre, premtuar me bujë nga Rama, si dhe frika në radhët e deputetëve se mund të humbasin pushtetin për shkak të kokëfortësisë së kryeministrit në përplasjen për jetë a vdekje me PD dhe LSI; po konturon një grupim krejtësisht socialist që po forcohet në PS. Ministri Pandeli Majko, i cili ka eksperiencë dy herë si kryeministër, e ku menaxhoi kriza të forta politike në vend, por edhe krizën e Kosovës, tashmë po kthehet në një lidership antipod i Edi Ramës. Shpresat nga PS, por jo nga Rilindja që ka pushtuar PS-në, janë grumbulluar përreth Majkos.

Por Majko nuk është vetëm!

Janë disa deputetë, të cilët kanë dinjitet dhe nuk janë përzier në tenderime apo pazare me pushtetin, ata duan stabilitet politik të vendit. Ata po kërkojnë kryeministrit që të jap dorëheqjen dhe të shkohet në zgjedhje me një qeveri të gjithëpranuar nga pozita dhe opozita. Ky grup deputetës shpresojnë se nëse kjo bëhet shpejt dhe pa përplasje me popullin protestues, mund ti fitojnë zgjedhjet. Por sa më shumë Edi Rama vonon dhe nuk pranon asnjë zgjidhje, sepse nuk don të lëshojë karriken e kryeministrit, PS-ja do të marrë humbjen e sigurtë.

Lexo edhe :   Berisha bën deklaratën e fortë për 21 janarin: Rama meriton burg të përjetshëm

Edhe Fatos Nano veproi me konfliktualitet me partnerët, rriti korrupsionin e mafien e organizuar. Nuk pyeste njeri si një diktator provincial nga Gjirokastra, tamam siç e perifrazoi këtë të dielë mjaft bukur “Portokalli”. Dhe humbi pushtetin. Realisht socialistët humbën, nuk humbi asnjë privilegj kryeministri Nano.

Lexo edhe :   Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

Edhe tani Edi Rama nuk do humb asgjë, kur ta rrënojë PS-në dhe pushtetin e tyre. Ai do ikë me rrëmujë e dhunë, por baza socialiste do ta vuajë.

Ndaj Pandeli Majko me afro 11 deputetë po luftojnë brenda kupolës së PS-së për ta bindur Edi Ramën të hap udhë që Shqipëria të mos përfundojë në destabilitet./kohajone.com

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

Nga: Kreshnik Spahiu Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik. Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por...

Aksident në Pukë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dedaj të Pukës. Shtetasi i identifikuar me inicialet L.M, ka qenë...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin se ai ka dështuar të...

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...

Video/ Klopin nuk e mbajnë nervat, përplaset me trajnerin kundërshtar

Në sfidën e djeshme të Premier Ligës ku Liverpuli u mund në “Anfield” me rezultatin minimal 0-1 ndaj Bërnlit, në pushimin e këtij takimi...