Foto Galeri

Gruaja shtatzënë në ‘luftë’ me policët, përlot gazetaren me rrëfimin

               Publikuar në : 12:10 - 11/03/19 S.N

Vijojnë përplasjet mes banorëve pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” dhe efektivëve të policisë. Situata ka agravuar teksa përmbarimi ka mbërritur në zonën ku po tentohet të prishen dy shtëpi.

Ata kanë përdorur mjete dhe forcën fizike për të hapur portën e për të hyrë brenda, ku ka edhe banorë që po bëjnë rezistencë.

Momente të dhimbshme e të prekshme ka pasur gjatë rezistencës së banorëve, teksa një grua shtatzënë 5 muajshe është përplasur me efektivët e policisë. Në një moment, policia shoqëron bashkëshortin e gruas, të cilin tentojnë ta fusin në automjetin e policisë. Në këtë moment, djali i tyre dhe vetë gruaja shtatzënë kanë kundërshtuar, duke bërë që kjo e fundit të lirojë të shoqin nga duart e policëve.

Më tej, ajo ka rrëqethur me rrëfimin e saj, teksa tha se Zoti do shohë për atë që po i bëjnë asaj dhe fëmijës:

“Askush s’do t’ia dijë për ne. Sot ne vetëm Zoti na shpëton, vetëm ai mund të bëjë një mrekulli. Deputeti i zonës Pandeli Majko thotë s’kam ça bëj se normale është pjesë e tyre. Unë jam shtatzënë, 5 muajshe. Po më bëjnë një dëm të madh, unë nuk ju bëj gjë por ja kam lënë Zotit të madh”, tha banorja, duke shkaktuar përlotjen e një prej gazetarëve së pranishëm./ Tirana Today

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT