Bota

Gruaja e infektuar merr taksinë dhe shkon në spital: Jam me koronavirus


               Publikuar në : 22:27 - 13/02/20 M D

Mediat e huaja kanë shkruar ditën e sotme se një e infektuar nga koronavirusi, ka marrë taksinë dhe është drejtuar vetë për në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Londër.

Sapo ajo ka deklaruar “unë kam koronavirus” asaj i është mbuluar goja dhe hunda me një maskë dhe është futur në karantinë.

Shefi ekzekutiv i spitalit në Lewisham ka pohuar se testi i saj rezultoi pozitiv.

Gruaja në fjalë thuhet se ka shkuar nga Kina në Londër dhe ende nuk dihet si u ka shpëtuar kontrollove.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT