E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

‘Gruaja dhe vajza e goditën me sende të forta’/ Policia zbardh vrasjen në Klos

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klos, ku një 47-vjeçar u gjet i vdekur dhe me shenja dhune në trup, në banesën e tij. Sipas uniformave blu, viktima Ylber Elezi u qëllua me sende të forta nga bashkëshortja e tij Mine dhe vajza Aida.

Kjo i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme, teksa bëhet me dije se ndërmjet tyre ka patur një konflikt, që ka agravuar duke përfunduar me vdekjen e kryefamiljarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, ku nënë e bijë akuzohen për veprën penale “Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare “.

Njoftimi i policisë

Klos, Mat

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L.

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Y. L.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare “.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kriza në Ukrainë, NATO rrit praninë e saj

Aleatët e NATO-s po vendosin forcat në gatishmëri, dhe po dërgojnë anije shtesë dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, tha organizata të hënën. Këto...

FSHF i nxori audio-përgjimin, Veliaj: U qëndroj një për një atyre që kam thënë!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të publikuar sot nga Federata Shqiptare e Futbollit, në të cilën...

1100 mësues të infektuar, Ministrja e Arsimit flet për mbylljen e shkollave

Aktualisht në Shqipëri janë 1100 mësues të konfirmuar me Covid-19, dhe 1600 nxënës. Përpos situatës së rënduar me pandeminë, shtohet edhe frika për gripin...

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...