Greva në Rinas, Meta: Rama t’i thërrasë mendjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i thërrasë mendjes lidhur me grevën e nisur nga kontrollorët në Rinas.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se punonjësit, prej më shumë se 10 muajsh nuk kishin marrë asnjë përgjigje sipas ligjit nga institucionet për problemin e tyre.

Ilir Meta: “Nuk ka pasur dialog mes përfaqësuesve të ministrisë dhe Sindikatës. Duke parë situatën si pa zgjidhje, duke dashur për t’i dëgjuar drejtpërdrejtë, në 31 mars i kam pritur në një takim. Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cënuar, në bazë të kontratave të veçanta dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. Prej më shumë se 10 muajsh sipas tyre s’kishin marrë asnjë përgjigje sipas ligjit nga institucionet dhe pretendimet. Jemi drejtuar pjesërisht ministres së Infrastrukturës, Albcontrol, dukë vënë në dijeni dhe partnerët ndërkombëtar, se kjo situatë duhej pasur me vëmendje, pasi mund të mbarte rreziqe të mbarëvajtjes së hapësirës ajrore. I bëj thirrje Ramës që t’i thërrasë mendjes. Nuk jemi në Amerikën Latine këtu, të para disa dekadave.”