E martë, 27 Korrik, 2021
32.5 C
Tirana

Greqia zmbraps rreth 35,000 migrantë

Greqia ka zmbrapsur afro 35,000 migrantë, që kanë bërë përpjekje të kalojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e saj, prejse Turqia ka hapur kufijtë, javën e kaluar.

Sipas zyrtarëve të Qeverisë greke, të cituar nga agjencia Reuters, mijëra migrantë të tjerë kanë arritur të kalojnë kufirin.

Ankaraja, më 28 shkurt, i ka hapur kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në, për të parandaluar hyrjen e migrantëve në Evropë.

Autoritetet turke i kanë akuzuar forcat greke për vrasjen e katër migrantëve.

Athina i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka thënë se forcat turke po i ndihmojnë migrantët të kalojnë kufirin.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka vizituar të enjten provincën Edirne, në kufi me Greqinë dhe ka njoftuar për vendosjen e 1,000 forcave speciale në zonë, për të ndaluar kthimin e migrantëve drejt territorit turk.

Soylu ka akuzuar forcat greke për plagosjen e 164 migrantëve dhe kthimin e rreth 5,000 vetëve në Turqi.

Turqia strehon 3.7 milionë refugjatë sirianë, si dhe migrantë nga vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

Së voni, gati një milion sirianë kanë ikur në kufirin turk nga provinca Idlib, për shkak të luftimeve të mëdha atje midis rebelëve të mbështetur nga turqit dhe forcave të Qeverisë siriane, të mbështetura nga Rusia.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë më herët se Turqia nuk mund të përballojë valë të re të refugjatëve sirianë. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një...

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...

Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 31 raste...

Gërdeci/ Kreu i SPAK: Çështjes së Mediut do t’i shkojmë deri në fund

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për...